Trump të mos lejohet në Britani,
1 milionë firma pro peticionit

Trump të mos lejohet në Britani,<br />1 milionë firma pro peticionit
Vendimet e Trump po shkaktojnë reagime në të gjithë botën dhe duket se urdhërat po i kthehen në boomerang.

Në Britaninë e Madhe është ndërmarrë një peticion me anë të të cilit kërkohet që Shefi i Shtëpisë së Bardhë të mos shkojë në Londër.  

Thirrja ndaj Downing Street u ndërmor pikërisht pasi kryeministrja May gjatë vizitës në Washington njoftoi se Trump ka pranuar ftesën për të vizituar Britaninë.

Numri i të nënshkruarve është rritur së tepër rreth 1 milionë firma veçanërisht pas irritimit global, veç protestave në Amerikë, për shkak të veprimeve të fundit të Trumpit që firmosi urdhërin ekzekutiv për të ndaluar hyrjen e shtetasve që vijnë nga 7 vende me shumicë muslimane.

Një nga nismëtarët e peticionit u shpreh se dëshironte  që ky i fundit të vendoste në qendër të vëmendjes Trump.

Të dielën, ai i tha agjencisë së lajmeve “Press Association” se “vizita shtetërore do të legjitimonte presidencën e tij, ndërsa teksa do të shfrytëzonte mundësinë për të bërë foto dhe për t’u shfaqur në krah të Mbretëreshës, ai do të synonte të rizgjidhej”.

Të dielën peticioni  mori 60 firma duke arritur brenda pak orëve 100.000 të tilla të nevojshme që një akt i tillë të diskutohet në parlament. Në përgjigje të Trump shumë prej qyteteve britanike dhe jovetëm  janë përfshirë nga protestat.

Lëvizja e Trump kundër emigrantëve në fakt shkaktoi reagime të shumta jo vetëm protesta por edhe retorika të forta në rradhët e shumë prej liderëve të botës.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka mbrojtur urdhërin e tij ekzekutiv që përkohësisht të ndaloj udhëtimin e banorëve të shtatë vendeve me shumicë myslimane, duke insistuar se nuk është fjala për një “ndalim të myslimanëve”.

Manjati ka thënë se SHBA do vazhdojë të lëshoj viza për të gjitha shtetet atëherë kur të hartohen “politikat më të sigurta”. Disa gjykatës federal e kanë ndaluar deportimin e atyre që posedojnë viza ndërsa 16 shtete federale amerikane janë zotuar se do e luftojnë urdhërin e Trumpit duke e cilësuar jo kushtetues.

BE i përgjigjet Trump

Bashkimi Europian i përgjigjet Donald Trump i cili e justifikoi vendimin e tij si një zgjidhje  për të shmangur kaosin në ndodhet në Europë: “ Ky është Unioni Europian dhe ne nuk diskriminojmë mbi bazën e kombësisë, racës apo besimit. Komisioni Europian dhe presidneti Juncker kanë përsëritur shpeshherë lidhjen me këto principe” u shpreh zëdhënësi i Komisionit Margaritis Schinas.

 


peticion kunder vizites se trump
(Peticioni me 1 milionë firma kundër vizitës së Trump në Britanin e Madhe)

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje