Trump: Të ndëshkohen gratë që
abortojnë, merr kritika nga rivalët

Trump: Të ndëshkohen gratë që<br />abortojnë, merr kritika nga rivalët
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë thirrje për “forma ndëshkimi” për gratë që kryejnë abortin, nëse kjo praktikë cilësohet ilegale. Por pas polemikave miliarderi korrigjohet duke thënë “Doja të thoja se është mjeku ai që duhet dënuar”.

Sidoqoftë, kryesuesi i kandidatëve republikanë nuk zbuloi se në çfarë formash mund të kryhen ndëshkimet për të cilat foli, gjatë një emisioni . Trump mbështet ndalimin e abortit, por duke lejuar disa përjashtime. 

Tema eshte e mprehte per manjatin i cili ne vitin 1999 u deklarua ne favor te zgjedhjes se lire edhe pse u shpreh se aborti nuk i pelqente,ndersa sot i thote pro jetes.

Kjo praktikë është ligjore në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1973, me vendim të Gjykatës Supreme. Dikur demokrat, miliarderi amerikan është kritikuar për mbështetjen e të drejtave të abortit në të kaluarën. 

Liderët republikanë kanë shprehur shqetësimin e tyre për prespektivat e Trump në zgjedhjet e përgjithshme, pasi sondazhet tregojnë se biznesmeni nga Nju Jorku gëzon fare pak popullaritet në radhët e elektoratit femëror. 

Nga ana tjetër, kryesuesja e kandidatëve demokratë, Hillary Clinton ka qenë një kritike e flaktë e qëndrimeve të Trump sa u takon çështjeve të grave. 

Nuk është hera e parë që qendrimet e tij konsiderohen anti feminist.

16 gra të shtypit amerikan nga televizioni CNN dhe Fox i kërkojnë Trump të pushojë nga puna Leënadoski i cili dy ditë më parë goditi një gazetare. Por ai vazhdon të mbrojë menaxherin e tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot