Foto: Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, citohet tu ketë thënë udhëheqësve të G7 se Irani "është afër dorëzimit", raporton Axios, duke cituar tre zyrtarë të lartë.

Gjatë një bisede, e cila u zhvillua të mërkurën në mëngjes, Trump pretendoi suksesin e Operacionit Epic Fury, duke pretenduar se ai kishte "eliminuar një kancer që na kërcënonte të gjithëve".

Ndërsa pohoi se Irani është "pranë dorëzimit", presidenti i SHBA-së shtoi se aktualisht nuk ka asnjë udhëheqës në Teheran me autoritetin për të marrë një vendim të tillë.

"Askush nuk e di kush është udhëheqësi, kështu që nuk ka askush që mund të njoftojë dorëzimin".

Të njëjtët zyrtarë e përshkruan Trumpin si "të paqartë" në lidhje me kohën dhe objektivat e operacionit ushtarak.


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran/ NATO rrëzon një raketë iraniane në hapësirën turke! Rrëzohet avioni amerikan ushtarak në Irak, 4 të vdekur! Shpërthime në Teheran