Ushtria amerikane duket se do të angazhojë në operacionin ushtarak kundër Iranit avionin bombardues B-52. Sinjalet për këtë u shpërndanë nga faqja në rrjetet sociale të Komandës Qëndrore CENTCOM e cila shpërndau pamje në errësirë ku dallohet përgatitja teknike ndaj një avioni. Mbishkrimi i këtij postimi është shoqëruar me atë që duket një paralajmërim.
Nuk është kurrë e drejtë kur përfshihet një B-52. “Kjo nuk ishte menduar kurrë të ishte një përballje e drejtë dhe nuk është një përballje e drejtë. Ne po i godasim ndërsa janë të rrëzuar.” – Sekretari i Luftës Pete Hegseth.
Postimi u shpërnda pas një deklarate të Presidentit amerikan ku kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nga sot Irani do të goditet rëndë. Avioni ushtarak B-52, bën pjesë tek kapacitetet e rëndësishme militare amerikane, pasi është i aftë të mbajë një numër shumë të lartë municionesh e bombash.
It’s never fair when a B-52 is involved.
“This was never meant to be a fair fight, and it is not a fair fight. We are punching them while they’re down.” – Secretary of War Pete Hegseth pic.twitter.com/JgRSgiM7jl— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 7, 2026
Lajmi kryesor:
Lufta/ Presidenti iranian: Falje fqinjëve, nuk sulmojmë më nëse s'e bëni! Trump: U dorëzuan, sot do t'i godasim fort! Hapet Hormuzi, Irani: Shënjestër vetëm anijet e SHBA e Izraelit












