Trump thirrje për reformë të OKB:
S'kanë shfrytëzuar potencialin e vet

Trump thirrje për reformë të OKB:<br />S'kanë shfrytëzuar potencialin e vet
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për reformë të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se kjo organizatë nuk e ka shfrytëzuar potencialin e vet.

Në vitet aktuale Kombet e Bashkuara nuk e kanë arritur potencialin e tyre të plotë për shkak të burokracisë dhe keqmenaxhimit”, tha sot Donald Trump, në një ngjarje të mbajtur në selinë e OKB-së në Nju Hork, ku ai ka synuar të arrijë mbështetje globale për reformim të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Trump, Kombet e Bashkuara shpenzojnë shumë para dhe kanë shumë të punësuar.

“Ne nuk shohim rezultate në linjë me këtë investim”, tha Trump.

Në këtë tubim mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dhe liderët e 120 vendeve, që e kanë nënshkruar një propozim-deklaratë në mbështetje të reformave.

Nesër, presidenti amerikan, Donald Trump, për të parën herë flet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila zgjatë deri më 25 të këtij muaji./rel

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza