Ende pa marrë Presidencën, Donald trump ka shënuar përplasjen e parë me Kinën.
Një telefonatë e bërë nga Trump drejt Presidentes së Tajvanit, ka acaruar marrëdhënien me Kinën.
Telefonata e Trump me Tajvanin ka qënë e pazakontë, pasi që prej vitit 1979 asnjë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka telefonuar drejtpërsërdrejti Tajvanit.
Sipas mediave, Trump foli me Presidentin e Tajvanit ditën e premte.
Donald Trump bëri publike nëpërmjet rrjeteve sociale se presidentja Tsai Ing e kishte telefonuar për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve.
Ai tha shkurtimisht se i kishte kthyer urimin duke e përgëzuar atë për fitoren në muajin janar dhe se kishin biseduar për një bashkëpunim me të ngushtë në çështjet ekonomike dhe ato politike.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kinës. Duke qënë se Kina nuk e njeh shtetin e Tajvanit, ministri i Jashtëm kinez e cilësoi telefonatën si një lëvizje dinake.
Edhe zyrtarë të tjerë të Kinës kanë reaguar për telefonatën, duke e parë si një veprim të nxituar të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë kritikave i është përgjigjur menjëherë Donald Trump. Ai shkruan në rrjetet sociale''Është për t'u habitur sesi SHBA i shesin Tajvanit miliarda dollarë armatime ushtarake dhe unë nuk duhet të pranoj një telefonatë urimi”.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO