Trump-Tillerson: Me Kim Jong
Un do bëjmë atë që duhet bërë

Trump-Tillerson: Me Kim Jong<br />Un do bëjmë atë që duhet bërë
Duket se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë mundësinë e arritjes së ndonjë zgjidhjeje diplomatike me Korenë Veriore, pasi i ka thënë sot kryediplomatit amerikan të mos humbasë kohë duke u përpjekur të negociojë me liderin e Penianit, Kim Jon Un. 

“I thashë Rex Tillersonit, sekretarit tonë të mrekullueshëm të Shtetit, se po e humb kohën e tij duke tentuar të negociojë me Njeriun e Vogël Raketë”, ka shkruar sot Trump në rrjetin social Twitter, duke e përdorur nofkën sarkastike për Kimin.

Komenti i Trumpit erdhi një ditë pasi Tillerson zbuloi se Shtetet e Bashkuara janë në komunikime të drejtpërdrejta me Korenë Veriore për programin e saj bërthamor dhe raketor, por se Peniani ka treguar pak interesimin për dialog. “Ruaje energjinë Rex, do të bëjmë atë që duhet bërë”, ka thënë Trump. 

Gjatë vizitës në Kinë ditën e shtune, Tillerson tha se Uashingtoni është duke e hetuar mundësinë për bisedime me Penianin dhe se ekzistojnë kanale të shumëfishta komunikime me Korenë Veriore. Kjo ishte hera e parë që administrata Trump e pranon se është në komunikime direkte me Penianin.
trump ne twitter
(Komentet e Trump në Twitter)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën