Trump trondit bursat pas deklaratës
se dollari është “shumë i fortë”

Trump trondit bursat pas deklaratës<br />se dollari është “shumë i fortë”
Shqetësimi i presidentit Donald Trump se valuta amerikane është shumë e fortë trondit bursat…

Valuta amerikane u stabilizua gjatë mëngjesit, mirëpo indeksi i dollarit, i cili krahason monedhën e gjelbër me rivalët e saj, ra me 0.8 pikë për qind si pasojë e deklaratave të Trump.

Reagimi i tregut ndaj retorikës së Trump vjen pas ndryshimit të qëndrimit në lidhje me politikat e këmbimit me jashtë me partnerët më të mëdhenj tregtarë.

“Mendoj se dollari po forcohet ndjeshëm dhe kjo pjesërisht për fajin tim, pasi njerëzit kanë besim tek unë. Por ky fakt po na dëmton, tha Presidenti Trump në intervistën për “Wall Street Journal”.

Ai shtoi se pavarësisht efekteve pozitive që vijnë nga një dollar i forcuar, është shumë e vështirë që të konkurrosh shtetet e tjera që po bëjnë gjithçka për të dobësuar valutën vendase. Të gjithë bankat qendrore po tentojnë që të dobësojnë valutën e tyre në mënyrë artificiale.

Gjithashtu, për sa u përket politikave me jashtë, Trump u shpreh se kishte ndërruar mendje në lidhje me mënyrën se si Kina menaxhonte valutën e saj. Më herët Trump, gjatë fushatës së tij presidenciale, kishte deklaruar se do të shpallte Kinën manipuluese të kursit të këmbimit.

Edhe për sa i përket Janet Yellen, kreut të Rezervës Federale, e cila publikisht është sulmuar nga Trump gjatë fushatës Trump duket se ka një qëndrim të dytë. Ai tha gjatë intervistës se kishte respekt për të, duke lënë të hapur mundësinë e rizgjedhjes pas përfundimit të mandatit në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërsa konstatimet e Trump në lidhje me dollarin ishin të papritura dhe në kundërshtim me ato çfarë ka thënë më parë, disa prej analistëve argumentojnë se ndërhyrja e tij ka merita. /Financial Times

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje