Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është përgjigjur ndjekësve në rrjete sociale, mbi përplasjen që pati në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aludimeve se nuk po mbështet Ukrainën por presidentin rus, Vladimir Putin.

Në postimin e tij në “Truth social”, Trump u ka kërkuar amerikanëve që të përqendrohen më pak te presidenti rus dhe më shumë te sfidat e brendshme të vendit.

“Duhet të harxhojmë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin dhe më shumë për bandat e dhunshme të emigrantëve, bosët e drogës, vrasësit dhe njerëzit nga institucionet e shëndetit mendor që hyjnë në vendin tonë – në mënyrë që të mos përfundojmë si Evropa!”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Këto komente vijnë pas takimit mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, përplasje e cila shkaktoi reagime të ndryshme në opinionin publik amerikan lidhur me qasjen e administratës amerikane ndaj luftës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dreqi portokalli: 03/03/2025 18:18

    Sigurisht duhet te largosh vemendjen e amerikaneve nga politikat serioze e skandaloze qe po ndjek pro Rusise, ashtu sic bere kur more votat duke fryre probleme te vogla, perfshire uljen e cmimit te vezeve.PO shkaterron arsimin dhe dijen, i ke hyre me furi pushimit nga puna te shkencetareve dhe mbylljes se ministrise se arsimit, qe te drejtosh si mbret masat qe do behen e gjithnje e me injorante..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?