Trump: Vaksina për COVID-19 pas zgjedhjeve presidenciale/ Infektimi im ka qenë një bekim nga Zoti (VIDEO)

 “Ka shumë kompani farmaceutike që janë në fazën finale të vaksinës kundër COVID-19 dhe mendoj se do ta kemi gati para zgjedhjeve, por  duke qenë se në mes është e përfshirë edhe politika, vaksina mund të behët publike pas zgjedhjeve. “ është shprehur kështu presidenti amerikan Donald Trump në një video mesazh nga Shtëpia e Bardhë, duke theksuar edhe njëherë se vaksina kundër Covid-19 do të behët e gatshme për publikun pas 3 Nëntorit.

Në fjalën e tij Trump, teksa tregonte për eksperiencën e tij dhe luftën ndaj Covid-19, e konsideroi infektimin e tij si një bekim nga zoti.

“Mendoj që infektimi im me COVID-19 ka qenë një bekim nga Zoti”

Sipas Trump ishte infektimi i tij me koronavirus që çoi në zbulimin e Regeneron, një ilaç eksperimental i sugjeruar sipas tij nga vetë ai që e ndihmoi atë të fitonte betejën ndaj virusit. Ai u shpreh i vendosur për të bërë çdo gjë që ky mjekim të licencohet dhe të shpërndahet falas për të gjithë.

Në përfundim të fjalës së tij Trump fajësoi edhe njëherë Kinën për përhapjen e COVID-19 dhe theksoi edhe njëherë se ajo duhet të paguajë për dëmin që i ka shkaktuar botës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grida: 08/10/2020 12:20

    Ky i merr te keqen Likes tone. Ky eshte dopio KAR dhe jo president. Cfare niveli skandaloz. Kjo bote po jep shenja shume te renda per te ardhme te pasigurt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës