Sekretari Amerkan i Shtetit, Rex Tillerson, është konsultuar me homologët e tij në Europë dhe Kinë, thanë zyrtarët ndërsa Trump ka qenë nën presion si nga brenda dhe jashtë vendit për të mos e braktisur marrëveshjen. Në këtë kuadër duket se shefi I shtëpisë së bardhë ka vendosur që të shpërfillë qëndrimet e aleatëve të Shteteve të Bashkuara dhe të tërhiqet nga mbështetja e marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor të këtij të fundit.
Kongresi i kërkon Presidentit të raportojë çdo 3 muaj nëse Irani është duke respektuar marrëveshjen apo jo dhe deri më tani, Donald Trump ka dhënë dy herë “Ok” për këtë. Spekulimet se Donald Trump mund të mos e bëjë më këtë kanë shqetësuar aleatët e SHBA dhe një pjesë të vetë administratës së tij.
Vetë Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis tha në një dëgjesë në Senat në fillim të këtij muaji se braktisja e marrëveshjes me Iranin nuk ishte në interesin e Shteteve të Bashkuara.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe pesë fuqive bërthamore, plus Gjermaninë, Teherani ngrin programin e tij bërthamor në shkëmbim të heqjes së pjesshme të sanksioneve.
Redaksia Online
A.J Shqiptarja.com



