Trump vijon akuzat për "Fake
news" dhe zyrtarët në Puerto Riko

Trump vijon akuzat për "Fake<br />news" dhe zyrtarët në Puerto Riko
Donald Trump ka sulmuar politikanët e Puerto Rikos për kritikat e tyre ndaj ndihmës amerikane në ishull pas Uraganit “Maria”.

Uragani i katëgorisë katërt një javë më parë vrau 16 vetë në ishull dhe la miliona njerëz në nevojë për ndihmë.

Në një seri postimesh në Tëitter, Trump tha se zyrtarët e portorikanë treguan "aftësi të dobët udhëheqëse" dhe "duan që gjithçka ta bëjmë ne për ata".

Ky reagim vjen vjen pasi kryetari i bashkisë së San Juan bëri një thirrje të dëshpëruar për ndihmë federale.

"Ne nuk kemi më kohë për durim," tha Carmen Yulin Cruz në një konferencë shtypi.

Ajo pastaj u shfaq në një T-shirt që tha "Na ndihmoni, ne jemi duke vdekur".

Pothuajse gjysma e popullsisë 3.4 milionë banorë të ishullit janë pa ujë të pijshëm, tha të enjten Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

Trump vijon të akuzojë mediat për lajme të rreme mbi punën që po bëhet në Puerto Riko, në zonat që kanë nevojë për ndihmë dhe ushqime.

 




Ai gjithashtu tha se do të vizitojë Puerto Riko të martën me Zonjën e Parë, Melania.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (Fema) tha se 95% e ishullit mbeti pa energji dhe 55% e njerëzve ende nuk kishin qasje në ujë të pijshëm, por shumica e stacioneve të benzinës kishin rihapur.

Porto Riko është një territor amerikan, por nuk ka përfaqësim të drejtpërdrejtë të votimit.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë 3 shenjat më ziliqare të horoskopit

Cilat janë 3 shenjat më ziliqare të horoskopit