Trump, viziton Arabinë Saudite
Vizita e parë si president i SHBA

Trump, viziton Arabinë Saudite<br />Vizita e parë si president i SHBA
Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se do të vizitojë në fund të muajit Arabinë Saudite, Izraelin dhe Vatikanin në udhëtimin e parë jashtë vendit që nga marrja e mandatit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Udhëtimi im i parë jashtë vendit si president i SHBA-së do të jetë në Arabinë Saudite, në Izrael dhe më pas në Romë”, deklaroi Trump.

Trump shprehu optimizmin e tij për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Lindjen e Memse, për të cilën paraardhësit e tij kanë dështuar.

Ai deklaroi se do të fillonte turin e tij me një takim vërtet historik në Arabinë Saudite me drejtuesit e botës myslimane.

“Në këtë vend ne do të fillojmë të ndërtojmë themele të reja për bashkëpunimin dhe mbështetjen e aleatëve tanë myslimanë për të luftuar ekstremizmin, terrorizmin dhe dhunën dhe për të përgatitur një të ardhme më të drejtë dhe më optimiste për të rinjtë myslimanë të këtyre vendeve”, theksoi presidenti Trump.

Pas vizitës në Arabinë Saudite, presidenti Trump do të vizitojë Izraelin duke e lënë të hapur mundësinë për t’u ndalur në Cisjordaninë e pushtuar.

Vatikani konfirmoi sot se Papa Francesku, do të presë presidentin amerikan, Donald Trump më 24 maj, ndërkohë që presidenti amerikan do të jetë pjesë e samitit të G-7 në fund të majit në Itali.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore