Trump viziton Izraelin dhe Palestinën
Bisedime për paqe mes dy vendeve

Trump viziton Izraelin dhe Palestinën<br />Bisedime për paqe mes dy vendeve
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po viziton Izraelin dhe territoret Palestineze, ndërsa vazhdon udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme.

Trump do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë gjatë vizitës së tij njëditore në këto vende.

Presidenti amerikan e ka quajtur marrëveshjen për paqe mes Izraelit dhe Palestinës si "marrëveshja përfundimtare", por ka qenë e paqartë se në çfarë mënyre ose me çfarë kushtesh do arrihet kjo marrëveshje.

Ai ka thënë se preferon të lërë atë në dorë të dyja palëve për të vendosur midis tyre në bisedimet të drejtpërdrejta.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është parë si mbështetës i Izraelit më shumë sesa paraardhësi i tij, Obama, duke marrë një qëndrim më të butë në çështjen e diskutueshme të vendbanimeve izraelite, duke sugjeruar se zgjerimi i tyre dhe jo ekzistenca e tyre mund të pengojnë kërkimin e paqes.

Më shumë se 600,000 judenj jetojnë në rreth 140 vendbanime të ndërtuara që nga pushtimi izraelit i 1967 në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Palestinezët pretendojnë për një shtet të ardhshëm.

Vendbanimet konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse Izraeli e kundërshton këtë.

Gjithashtu Trump ka dërguar sinjale mbi çështjen e Jerusalemit, duke u zotuar të lëvizë atje ambasadën amerikane nga Tel Avivi, duke zemëruar palestinezët dhe duke kënaqur me izraelitët.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024