Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi punën dhe rolin e Elon Musk ndërsa e nderoi manjatin e Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk, me Medaljen Kombëtare të Shkencës.
“Ne nderojmë një titan të industrisë, një inxhinier brilant dhe një nga themeluesit më të mëdhenj të kompanive teknologjike që ka jetuar ndonjëherë. Quhet Elon Musk”, tha Trump.
Ai shtoi se “pak amerikanë në histori kanë bërë më shumë se Elon për të çuar përpara interesat kombëtare të Amerikës”.
Pavarësisht distancimit mes Trump dhe Musk gjatë muajve të fundit, duket se presidenti pati vetëm laved për miliarderin.
Trump e cilësoi Musk si “Thomas Edison-in e kohës sonë”, ndërsa e quajti “mikun tim dhe një njeri shumë, shumë të madh”.
Musk, i cili iu bashkua për një periudhë të shkurtër administratës Trump për të drejtuar përpjekjet për shkurtimin e administratës federale, ishte donatori më i madh individual i Trump gjatë fushatës së vitit 2024.










Komente
Komento