Trump vlerëson Hussein, e cilëson
Irakun '‘Harvard për terrorizmin’'

Trump vlerëson Hussein, e cilëson<br />Irakun '‘Harvard për terrorizmin’'
Duke pranuar se Saddam Hussein ‘’ishe një djalë i keq’’, Trump ka vlerësuar formën efikase që ka përdorur diktatori për të vrarë terroristët, pavarësisht faktit se Iraku ishte listuar si një nga shtetet që sponsorizonte terrorizmin gjatë kohës kur Hussein ishte në pushtet. Trump, i cili ka mbështetur luftën në Irak para pushtimit dhe në muajt e parë të luftës tha që SHBA nuk duhet ta kishte destabilizuar Irakun para se të vlerësonte Hussein.

‘’Ai ishte një djalë i keq, me të vërtëtë një djalë i keq. Por ai i vrau terroristët. Ai e bëri shuam mirë këtë gjë, por nuk u kuptua drejt.Ata nuk flisnin, ata ishin terroristë, mbaroi. Sot Iraku është Harvard për terrorizmin’’, është shprehur Trump.
 
I pyetur për deklaratat e Donald Trump, kryetari i dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan është shprehur i befasuar. Ai tha se Hussein ishte një nga njerëzit më të këqij të shekullit të 20. Këshilltari i fushatës së Clinton është shprehur se mbështetja e Trump për diktatorin nuk njeh kufij. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali