Trump voton në Florida: Votova për një djalë me emrin Trump

Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump është bërë edhe ai pjesë e 50 milionë votuesve të cilët kanë votuar para datës së zgjedhjeve. Pas votimit, ai iu drejtua një grupi mbështetësish në West Palm Beach, Florida, duke u thënë: Votova  për një djalë me emrin Trump.

“SAPO VOTOVA. Një nder i madh!” shkroi ai më vonë në Twitter.

Sondazhet tregojnë se Biden drejton garën kundër Trump në shkallë kombëtare, por diferenca është shumë e ngushtë në shtetet vendimtare të betejës që do të vendosin zgjedhjet. Trump do të drejtohet drejt tre prej tyre pas votimit, duke mbajtur tubimet e fundit në përpjekje për ti ndryshuar mendjen elektoratit të pavendosur.

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Situata e COVID po rëndohet! Mendoni se duhen mbyllur disa aktivitete tregtare dhe të kufizohet me shumë lëvizja gjatë ditës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Theu arrestin e shtëpisë dhe përndoqi një 28-vjeçare, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë