Trump zgjedh kritikun e Obamës
dhe Clintonit në krye të CIA-s

Trump zgjedh kritikun e Obamës<br />dhe Clintonit në krye të CIA-s
Republikani Mike Pompeo do të jetë drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA.
 
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka besuar postin në krye të agjencisë së spiunazhit Mike Pompeo-s, i cili ka shërbyer për tre mandate në Kongres dhe është anëtar i Komitetit të Inteligjencës.
 
Ai ishte pjesë e hetimit në komisionin për ngjarjet në Bengazi të Libisë në 2012 ku kritikoi ashpër Hillary Clinton.
 
Mike Pompeo njihet si një nga kundërshtarët më të egër të reformës në shëndetësi “Obamacare” dhe kundër mbylljes së burgut të Guantanamos.
 
Trump ka emëruar edhe aleatin e tij konservator, senatorin e Alabamës, Jeff Sessions, si prokuror të përgjithshëm. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror