Thomas Bossert zëvendës këshilltar i Sigurisë së Brendshme të ish-presidentit George Bush do të jetë personi i cili do të sigurojë mbrojtjen kombëtare, mesa duket kjo është përzgjedhja e presidentit Donald Trump.
 
Bossert do të jetë këshilltari kryesor i Trump në luftën kundër terrorizmit.

"Tom ka njohuri të thella dhe përvojë për të mbrojtur atdheun. Ai është i aftë të merret me sigurinë e brendshme, antiterrorizmin, sulmet kibernetike dhe të gjitha sfidat. Ai do të jetë një pasuri e paçmuar për administratën tonë” u shpreh Trump.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com