Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe zyrtarë iranianë mes tyre edhe Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi kanë zhvilluar një takim treorësh në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Trump e cilësoi takimin si “shumë të mirë” dhe tha se një tjetër takim mes palëve pritet të zhvillohet “në një të ardhme shumë të afërt”.
Raportimet e publikuara të martën konfirmojnë se bisedimet zgjatën rreth tre orë, ndërsa detajet e diskutimeve nuk janë bërë publike.
Pas takimit me kryeministrin britanik Andy Burnham, Trump u shpreh optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Uashingtonit dhe Teheranit.
“Mendoj se do të ketë një marrëveshje”, tha presidenti amerikan.
Trump deklaroi gjithashtu se iranianët “duan të flasin me ne” dhe se kontaktet mes dy palëve po vijojnë. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta lejojnë Iranin të pajiset me armë bërthamore.
“Ne nuk mund t’i lejojmë ata të pajisen me armë bërthamore”, tha Trump.







Komente
Komento