Trupa të huaj në mushkri, mjeku thirrje prindërve: Mbikqyrni fëmijët, rrezik për jetën

Në kohën e pushimeve kur të gjithë janë duke shijuar ditët e verës, një kujdes i veçantë duhet treguar për fëmijët. Fenomeni shqetësues të cilët mjekët kërkojnë ta vënë në vëmendje është ai i mbikqyrjes së fëmijëve në kohën e lirë, pasi ata mund të fusin lodra, por edhe ushqime të papërtypshme në trupin e tyre.

Mjeku ORL Klevis Thomai bën apel prindërve për më shumë kujdes. Ai tregon se vetëm vitin e kaluar në spital janë paraqitur deri 30 raste me fëmijë të cilët kanë futur trupa të huaj si mishi apo lodra edhe në mushkritë e tyre.

Prindërit iu blejnë lodra të vogla dhe i lënë të pambikqyrur dhe ata i fusin këto objekte në organizëm. Fusin gura në hundë dhe veshë. Këto shtohen jashtëzakonisht gjatë verës sepse fëmijët nuk rrinë më në institucionet e edukimit dhe prindërit nuk i mbikqyrin siç duhet.

Klevis Thomai, mjek ORL

Kjo situatë është shumë e rrezikshme për fëmijët, madje duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Është rrezik i menjëhershëm për jetën. Nëse trupi juaj bllokon laringun atëherë fëmija edhe i rrituri kanë vetëm disa minuta kohë.

Klevis Thomai, mjeku ORL

Por, çfarë duhet bërë në të tilla raste? Mjeku Thomai jep këto këshilla për prindërit.

Mbani sytë tek fëmijët. Mos i blini lodra që nuk janë për moshën e tyre. Sepse edhe me një lëpirëse, fëmija mund të mbytet. Ndihma e parë duhet të jepet nga prindërit.

Klevis Thomai, mjeku ORL

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja