Trupat e para amerikane arrijnë në Poloni, përforcime për aleatët e NATO-s në Evropën Lindore
Avioni Lockheed Martin C-130 Hercules i ushtrisë amerikane shihet në pistën e aeroportit Jasionka të Polonisë
Trupat e para amerikane, për përforcimin e aleatëve të NATO-s në Evropën Lindore, arritën më 5 shkurt në një bazë ushtarake në juglindje të Polonisë. Këto trupa u dërguan në kohën kur grumbullimi ushtarak rus përgjatë kufirit me Ukrainën po vazhdon.
“Siç kemi njoftuar, elementet e para të grupit luftarak të brigadës nga Divizioni i 82-të i forcave ajrore të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara kanë arritur në Poloni”, tha një zëdhënës ushtarak i Polonisë.
Javën e kaluar, Uashingtoni tha se do të dërgonte afro 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani për të mbrojtur Evropën Lindore nga pasojat e mundshme nga kriza në Ukrainë.
Më 3 shkurt, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se dislokimet do të përfshijë afro 2,000 trupa që SHBA-ja do të dërgojë në Poloni dhe Gjermani. Përveç këtyre trupave, afro 1,000 trupa të tjerë, që aktualisht gjenden në Gjermani, do të dërgohen në Rumani.
Afro 1,7000 ushtarë, kryesisht parashutistë nga Divizioni i 82-të i forcave ajrore do të dislokohen nga Karolina e Veriut në Poloni “në ditët në vazhdim”, ka thënë burimet nga ushtria amerikane.
Trupat e para amerikane arritën në Gjermani më 4 shkurt.
Rusia ka dislokuar më shumë se 100,000 trupa dhe makina të rënda ushtarake në afërsi të Ukrainës dhe në Krime. SHBA-ja thotë se Moska mund të jetë duke u përgatitur për një pushtim të Ukrainës.
SHBA-ja dhe aleatët evropianë kanë paralajmëruar Rusinë se do të përballet me sanksione të ashpra ekonomike, nëse pushton Ukrainën. Po ashtu, SHBA-ja dhe shtetet evropiane kanë thënë se do të dërgojnë më shumë armë për Ukrainën në rast të një pushtimi rus./ REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.8%
-
Të gabuar
55.6%
-
Nuk e di
14.5%
Vota total: 124
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA
23 Janar, 19:23
-
Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi
23 Janar, 19:09
-
Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, vizitë në Panama javën e ardhshme
23 Janar, 18:40
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Fox News: Oficerët e emigracionit arrestuan qindra emigrantë pa dokumente
23 Janar, 16:52
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
Frrok Çupi: Ta zëmë se Donaldi, shoku i Saliut
23 Janar, 14:54
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32