TIRANË- 'Trupi e drejta ime', ka qenë nisma e fundit e ndërmarrë në Tiranë me fokus ndërgjegjësimin mbi autonominë trupore, barazinë gjinore, dhunën dhe diskriminimin me bazë gjinore. Përmes veprave artistike të të rinjve nga 3 qytete të Shqipërisë, Korçë, Shkodër, dhe Tiranë janë dhënë mesazhe shumë të bukura.
Nisma sensibilizuese është ndërmarrë nga UN Women Albania në partneritet me UNFPA Albania dhe mbështetje të qeverisë suedeze, e koordinuar nga agjencia RedCloud.
Në kuadër të nismës Trupi im e drejta ime, u realizuan dy Workshope për artistët e rinj në fushën e fotografisë dhe ilustrimit, të cilët pas informimit dhe njohurive që morën përgjatë trajnimit sollën në jetë perceptimin e tyre në lidhje me autonominë e trupit dhe diskriminimin gjinor.