DURRËS- Luljeta Preza, 32-vjeçe, pjesëtare e komunitetit rom u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të mërkurë, 2 gusht 2023, poshtë Urës së Dajlanit në lagjen nr. 13 Durrës
Trupi i saj u gjet rreth orës 10:35, dhe policisë iu deshën disa orë për të identifikuar viktimën dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Nga hetimet rezulton se e reja është goditur disa here me thikë në trup, ç’ka i kanë shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
"Nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës" informoi policia e Durrësit në një njoftim të mëvonshëm.
Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 17 persona, që kanë lidhje shoqërore me viktimën për të shkuar në identifikimin e autorit të krimit.
Burimet thanë se viktima mund të jetë abuzuar seksualisht e më pas është vrarë gjatë natës, ndërsa trupi u gjet në mëngjes. Viktima ishte endacake dhe e pastrehë, ndaj dyshohet se ka kaluar natën jashtë, poshtë Urës së Dajlanit, ku qëndrojnë shumë pjesëtarë të komunitetit rom.
Policia e Durrësit ka sjellë komunikatën sa i takon rastit të 32-vjeçares që u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës. Policia njofton se e viktima është vrarë me thikë ndërsa janë shoqëruar 17 persona që dyshohet se kanë dijeni. Deri më tani dimë se e viktima banonte në Sukth.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion shtesë
Në lidhje me një informacion të dhënë paraditen e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se:
Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.
Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.
Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij.
Vajza e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit dyshohet se është abuzuar seksualisht. Në trupin e pajetë janë konstatuar shenja dhune.
Fillimisht, policia e Durrësit informo se viktima ishte endacake.
"Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së "Dajlanit", është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."- thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Gjejeni autorin që shpirti i saj të prehet në paqe!
Përgjigjualbanistan , qijini motren atyre qe ben kte krim makaber
PërgjigjuKu esht suksesi dhe puna e policis se Durrsit se nuk e kuptoj, ca pret kur policia e Durrsit udhehiqet nga nje ordiner, gjobaxhi dhe ushtar i shijksve sic esht Skender Hita.
PërgjigjuKente drejte o Bos por Rrumbullaku po mbledh prap grupin
Nese fillojne duke vrare e perdhunu gra mberdhifi puna. Ta puthni turizmin elitar e pronat e shtrenjta. Po u prek siguria dhe grate moret fund.
Përgjigju