Tryeza, Basha: Rama u tërhoq
nga oferta e javës së kalua

Tryeza, Basha: Rama u tërhoq<br />nga oferta e javës së kalua
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur përpara mbështetësve në çadër, për takimin me Edi Ramën sot në mesditë, në prani të Presidentit Bujar Nishani. 

Basha informoi se kryeministri është tërhequr nga oferta e javës së kaluar, ku McAllister dhe Fleckenstein negociuan një paketë propozimesh për përfshirjen e opozitës në procesin zgjedhor të 18 qershorit.  

Shkova në këtë tryezë me vullnetin e plotë dhe të palëkundur për të mos marrë asgjë për përfitime politike të miat.

Po kështu, nuk doja të lëshoja asgjë nga të drejtat legjitime të qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama u tërhoq sot edhe nga oferta e javës së kaluar",
u shpreh Basha.

Akuzon ndërkombëtarët: Deklarata të paguara
Basha ka hedhur akuza të forta edhe në drejtim të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, që kanë negociuar për zgjidhjen e krizës politike dhe hyrjen e PD-së në zgjedhje.

Sipas tij, ata kanë bërë deklarata kundër opozitës, pasi janë paguar shtrenjtë nga Rama.

Basha ndërkohë ka bërë thirrje edhe për dhunë të dielën në Kavajë, ku do të mbahen zgjedhjet vendore.

Shkova në këtë tryezë me vullnetin e plotë dhe të palëkundur për të mos marrë asgjë për përfitime politike të miat.

Po kështu, nuk doja të lëshoja asgjë nga të drejtat legjitime të qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Unë shkova me zotimin që u kishim bërë ndërkombëtarëve, se PD nuk do të linte asnjë mundësi pa eksploruar për një marrëveshje politike, me kushtin e vetëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria është në krizë politike, dhe kërkohet zgjidhje politike.

Ky që kishte fërkuar duart bashkë me lobistët e tij që paguhen me para droge, kishte shpresuar të pamundurën. Që ne luftëtarët kundër krimit dhe drogës të tregoheshim me gisht si fajtorë të krizës.

Dje e kuptoi se edhe me paratë e drogës nuk mund ta fshehin të vërtetën.

Droga dhe krimi janë kërcënimet kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri.

Nuk do të ketë bojkot, pasi ne nuk do të rrimë duarkryq teksa bëhen zgjedhjet farsë.

Rama u tërhoq sot edhe nga oferta e javës së kaluar. Rama, thirri mendjes, sepse kjo krize nuk zgjidhet me genjeshtra qe ke derdhur nga Brukseli ne Uashington. Nuk zgjidhet me deklarata te paguara.

Por zgjidhet vetem nese shqiptaret i konsiderojne zgjidhje. 
Duam qeveri teknike me mandat popullor, numerim elektronik dhe votim te tille”, tha ai në çadrën e PD.

Shanset për një kompromis po zëvendësohen dita ditës nga shanset e një republike të re që do të vijë për të gjithë shqiptarët. Të dielën në orën 11 do të jemi në Kavajë, për të çliruar Kavajën nga krimi, droga, pasiguria e poshtërimi”, ka shtuar kreu i PD.
cadra
(Basha sot në çadrën e PD)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Zjarri përhapet drejt Athinës, mijëra banorë evakuohen nga banesat

VIDEOLAJM/ Zjarri përhapet drejt Athinës, mijëra banorë evakuohen nga banesat