Tryeza e fundvitit, qytetarët rendin për blerjet e fundit! Flasin për Report Tv: Çmimet e rritura! Paketa anti inflacion? E domosdoshme

Report Tv u bashkua sot me disa qytetarë në Tiranë të cilët nxitojnë të bëjnë blerjet e fundit për tryezën e festës. Çmimet e rritura kanë shkurtuar listën e produkteve që marrin, ndërsa janë falënderues për paketën anti inflacion të qeverisë.

 “Më kanë dhuruar një kukull shumë të bukur dhe dy kukulla për të fjetur. Dua të jem më e mirë në shkollë vitin tjetër”

“Ne do e festojmë me vajzat dhe normalisht tryeza do jetë tradicionale kryesisht me disa elementë modernë tek sallatat”

“Gjeli i detit, përsheshi, sallatat, ushqimet tradicionale. Nuk do i ndahemi traditës”

“Ne kemi zgjedhur një dietë me produkte deti. Më shumë për fëmijët! Çmimet më janë dukur njësoj

Disa prej tyre rrëfyen se ishin limituar në ushqimet që do servirin për shkak të çmimeve të larta, duke ironizuar se gjeli ka fluturuar!

“1 200 lekë kilja e gjelit të detit. Ne do marrim një pulë të pjekur”.

“Sa është buxheti aq dhe do jetë konsumi”

“Do limitimohemi pak në tryezë, por do të festojmë”

Për pakon e mbështetjes financiar anti-inflacion të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, qytetarët u shprehën falënderues

“E falënderojmë kryeministrin dhe urojmë të shtrijë dorën sërish. Është e nevojshme”

“Jemi falënderues, normalisht kur merr kështu ndihme, sa të japin faleminderit thuhet”

‘ E vlerësojmë shumë pakon e qeverisë dhe Inshallah nuk ndalet me kaq”

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë