"Ekspertët e mazhorancës kanë qëndrimin që të gjithë funksionarët në sistemin e drejtësisë të zgjidhen me 84 vota jo vetëm në KLGJ apo në Këshillin e Lartë Gjyqësor apo në Këshillin e Lartë të Prokurorisë por në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe në një sërë organesh të tjera. Qëndrimi ynë që është mbështetur nga Komisioni i Venecias është që një zgjedhje me 84 vota në situatën aktuale politike ku 84 vota përkthehen në vota të mazhorancës Rama - Meta do të thotë që i gjithë sistemi i drejtësisë të vendoset nën varësinë dhe të zgjidhen funksionarët e sistemit nga mazhoranca aktuale, pra e gjithë ngrehina institucionale e propozuar është e tillë thotë Komisioni i Venecias që duhet thjeshtuar.
Çështja e dytë që ne kemi lidhet me mos egzistencën e tribunalit disiplinor, e çmojmë një organ gjithashtu të parëndësishëm.
Një çështje tjetër është dhe procedura e përzgjedhjes se Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që do të jetë një strukturë e posaçme për vlerësimin dhe rivlerësimin e gjyqtarëve në detyrë. Edhe në këta rast ka një propozim që këta komisioner siç është edhe në draft do te zgjidhen përsëri me 3/5 e votave nga parlamenti pra nga mazhoranca aktuale me propozimin e Avokatit të Popullit dhe për këtë çështje Komisioni i Venecias ka folur qartë bazuar dhe në opinionin që ne i kemi dërguar dhe thotë: "Në kushte të tilla në të cilat ndodhet Shqipëria emërimet do të jenë vetëm nga një krah politik, sugjerojmë që propozimi dhe emërimet të bëhen nga organet e pavarura" por Avokati i Popullit është një funksionar i zgjedhur nga strukturat e Partisë Socialiste", shpreh Bardhi. /Report TV/
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)