Tryeza për drejtësinë, Spaho: 
Të gatshëm për çdo vendim politik 

Tryeza për drejtësinë, Spaho: <br />Të gatshëm për çdo vendim politik 
TIRANE - Partia Demokratike i përgjigjet pozitivisht festës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, për një takim trepalësh të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, për t’i dhënë zgjidhje reformës në sistemin e drejtësisë. Një ditë pas thirrjes së nënkryetarit të LSI dhe njëherazi ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, janë demokratët të cilët i përgjigjen pozitivisht ftesës në parim.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, u shpreh gjatë një prononcimi për “Shqiptarja.com” se opozita është e gatshme për çdo vendimmarrje politike e cila shkon në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Por nga ana tjetër, demokratët do ta kushtëzojnë edhe këtë tryezë me kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me përdorimin e shumicës prej 2/3 për emërimet në institucionet Kushtetuese.

“Kryetari Basha menjëherë pas paraqitjes të vërejtjeve të Komisionit të Venecias i bëri thirrje Edi Ramës dhe Ilir Metës të punojmë së bashku për adresimin e gjithë vërejtjeve të paraqitura nga ky komision. Për tu bërë kjo e mundur janë të nevojshëm vullneti politik dhe vendimmarrja politike”, u shpreh Spaho. Gjithsesi, kërkesat e demokratëve për ndryshimin e formulës së zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera Kushtetuese, do të mbeten në fuqi edhe në rast se do të mblidhet tryeza trepalëshe. “PD e ka shprehur qartë vullnetin politik që reforma të ecë përpara në përputhje me linjat e Komisionit të Venecias dhe po ashtu është e gatshme të marrë çdo vendim politik që i shërben zbatimit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias në cilindo format të propozuar”, deklaroi më tej ai.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska