Tryeza për Gjyqësorin, Ibrahimi: 
Kandidatët, vetëm me meritokraci

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi zhvilloi sot një tryezë konsultimi publik me grupet e interesit, në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë. Në këtë takim morën pjesë ekspertë të cilët kanë asistuar hartimin e draftit të reformës, gjyqtarë, prokurorë dhe noterë. 
 
Një prej ekspertëve të draftit, Gent Ibrahimi theksoi të rëndësishëm procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të gjyqësorit. Ai kërkoi masa penalizuese për këdo që thyen drejtësinë. 

"Përzgjedhja e kandidatëve duhet të jetë një proces i ndershëm. Ata që thyejnë drejtësinë duhet të ndëshkohen", tha ai. 

 Kalendari, nesër diskutime për SPAK
Në kuadër të reformës në drejtësi, komisioni ad hoc ka miratuar një kalendar për konsultimet publike.
 
Sot në orën 15:00 do të zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, tryeza “Paketa e Projektligjeve për mirëqeverisjen, organizimin e gjyqësorit, dhe statusin i magjistratit”, ku pjesëmarrës do të jenë gjyqtarë, prokurorë e noterë. Ndërsa gjatë ditës së nesëme, konsultimet do të jenë të përqendruara te ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). 
 
tryeza
(Kalendari i konsultimeve publike për organizimin e gjyqësorit)

Konsultimet do të vijojnë edhe ditën e nesërme, këtë herë në Durrës, ku në fokus do të jetë ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, (SPAK), diskutim i cili do të vijojë edhe gjatë ditës së premte. 

Ndërsa e marta e ardhshme në Shkodër, mbyll kalendarin e konsultimeve publike për organizimin e sistemit gjyqësor në kuadër të reformës në drejtësi, me projektligjin për  mirëqeverisjen e organeve të drejtësisë dhe projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Vijon...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Integrimi  në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe

Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe