'Tsentr 2019', Moska organizon manovra ushtarake, friksohen vendet kufitare

'Tsentr 2019', Moska organizon manovra ushtarake, friksohen vendet kufitare

Ndërsa në rajonin rus Orenburg po zhvillohen manovrat ushtarake Tsentr 2019 me pjesëmarjen e Rusisë, Indisë, Kirgistanit, Kazakistanit, Taxhikistanit, Pakistanit, Uzbekistanit dhe Kinës, shumë nga vendet kufitare me federatën ruse janë vënë në gjendje gadishmërie, pavarësisht garancive të Moskës. 

Presidenti Vladimir Putin e ka shtrirë gjeografinë e manovrave ushtarake deri buzë kufirit me Ukrainën, me të cilën ka marrëdhënie tejet të acaruara që pas aneksimit të Krimesë.

Manovrat janë një përzierje e operacioneve  themelore të mekanizuara dhe luftës kundër kryengritjes, kryesisht me qëllim forcimin e lidhjeve midis vendeve pjesëmarrëse. 

Avantazhi i vërtetë për Moskën është testi i mobilizimit dhe zhvendosjes së trupave, pa harruar që, në diskrecion të madh, disa vende afër zonave ku po zhvillohen manovrat ushtarake, po zhvillojnë ushtrime të gatishmërisë mbrojtëse - operacionale.

Aneksimi i Krimesë

Në fillim të vitit 2014, bota u kap në befasi me ngjarjet e njëpasnjëshme në Ukrainë, që kulmuan me aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga Rusia.

Sot Krimeja është kthyer pa dëshirë në një simbol të prishjes së rendit të sigurisë dhe paqes në Europë. Një çtensionim i vërtetë i marrëdhënieve mes Rusisë dhe perëndimit mund të ketë atëherë, kur statusi juridik i Krimesë të sqarohet në shkallë ndërkombëtare - qoftë një kthim i Krimesë nën juridiksionin ukrainas, apo një marrëveshje ruso-ukrainase, ku një lidership i pavarur ukrainas e dorëzon vullnetarisht Krimenë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?