Tsipras: Gati për marrëveshje
strategjike me Tiranën/VD

Tsipras: Gati për marrëveshje<br />strategjike me Tiranën/VD<br /><br>
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se është gati për marrëveshje strategjike me Shqipërinë. Kryeministri Tsipras ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët, teksa i shpreh mbështetje vendit tonë për integrimin në BE.

“Jemi gati për një marrëveshje të re strategjike mes Shqipërisë dhe Greqisë, që besoj do t’i zgjidhë problemet e rëndësishme. Kjo do të shtyjë pozitivisht çështjen e bisedimeve për integrimin e vendit fqinj, ku i referohet Shqipërisë. Për këtë çështje shikoj se ka një frymë politike bashkëpunimi nga Shqipëria, të cilën e mirëpres”, ka thënë kryeministri grek, Tsipras, gjatë një takimi me kryetarët e partive për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Deklarata e kreut të ekzekutivit grek e bën këtë deklaratë vetëm një ditë pas Forumit Ekonomik në Davos, ku ai zhvilloi dhe një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ndërkohë, kohët e fundit Shqipëria dhe Greqia janë përfshirë në një valë diskutimesh për zgjidhjen e çështjeve të vjetra. 

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ishte në vendin tonë, ku zhvilloi bisedime të gjata me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, ku ky i fundit deklaroi se palët ishit pranë zgjidhjeve konkrete. Ndërkohë, menjëherë pas takimit Kotzias-Bushati, nisi dhe gjetja e varreve të ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, një ndër çështjet e nxehta të së shkuarës së dy vendeve fqinje. 

Ndërsa, nga studio e Report Tv, kryeministri Edi Rama foli dhe për një tjetër çështje shumë të fortë, që mban peng bisedimet mes dy vendeve, që ishte pikërisht ligji i luftës, për të cilin Rama tha se shumë shpejt do t'i mbetet të shkuarës.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!