Tsipras kopjon Ramën: Greqia duhet të "Rilindë", njerëzit na e dhanë timonin, anija ka kapiten të ri (Video)

Tsipras kopjon Ramën: Greqia duhet të

Kryeministri grek Aleksis Tsipras

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, një ditë pasi Greqia doli nga monitorimi ndërkombëtar për rimëkëmbjen ekonomike, është shfaqur me një fjalim me nota patriotike para popullit grek.

Nga vendlindja e supozuar e heroit mitik grek, Odiseut, ishulli Itaka, Tsipras foli për një “ditë të re” për Greqinë dhe për një “rilindje” të vendit. Tsipras foli për anije, timonë dhe kapiten, terma të përdorur më herët nga kryeministri shqiptar Edi Rama në fushatën elektorale të vitit 2017. Fjalimi i tij ditën e sotme, është tejet i ngjashëm me atë të Ramës përgjatë gjithë fushatës elektorale që kaloi, ku u shteruan fjalët "timon dhe anije", e u përdorën terma të rinj si "tepsi, kazan e llokma"

Shqiptarja.com sjell në shqip një pjesë nga fjalimi i Tsipras:

"Një ditë e re po agon në vendin tonë. Sot është fillimi i një ere të re. ne kemi mbërritur në destinacionin tonë, kemi dalë jashtë memorandumit, por nuk do të ndalemi këtu.  Beteja të reja qëndrojnë para nesh.  Ne nuk do t’i harrojmë mësimet e historisë. Nuk do t’i harrojmë kurrë njerëzit dhe shkaqet që na çuan këtu, sepse këto janë të rëndësishme për një vend që po shkruan një faqe të re në historinë e tij. Bazuar në vizionin tonë, një erë e re për Greqinë po fillon. Ne nuk duhet të kthehemi pas tek Greqia e defiçiteve, por duhet të vijojmë me Rilindjen e Greqisë. Vendi i cilësisë, demokracisë dhe shtetit ligjor. 3 vite e gjysëm më parë njerëzit tanë bënë një vendim historik. E morën timonin e anijes nga ata që i drejtonin deri në atë moment për t’ja dhënë një kapiteni të ri. Tani anija ka një kapiten të ri."

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar