Berat/ Ujërat e zeza vërshojnë në mes të lagjes, ankohen banorët

Amortizimi i tubacioneve nëntokësore  në lagjen "Barrikadë" të qytetit të Beratit, ka bërë që ujërat e zeza të vërshojnë përmes lagjes.

Banorët shprehen se ky problem është mjaft shqetësues pasi përveç erës së keqe që përhapet, ujërat e zeza mund të kthehen në një burim epidemie, sidomos me rritjen e temperaturave.  

Sipas tyre kjo situatë  vijon prej vitesh dhe se asnjëherë nuk është marrë asnjë masë pavarësisht ankesave të herë pas hershme.

Ndërkaq banorët shtojnë se përveç ujrave të zeza në këtë lagje problem është edhe infrastruktura e dobët dhe mbetjet urbane të shpërndara kudo, përshkak të mungesës së vendeve të posaçme.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike