Tubimi, Basha pasdite në Kavajë
jep porositë e fundit për protestën

Tubimi, Basha pasdite në Kavajë<br />jep porositë e fundit për protestën
Kryetari i PD, Lulzim Basha sonte në orën 19:00 do të zhvillojë një takim me strukturat në qytetin e Kavajës.
 
Takimi vjen dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në Kavajë për kryetarin e ri të bashkisë, ndërsa opozita ka bojkotuar procesin dhe ka paralajmëruar një protestë kombëtare që mund të shkojë deri në mosbindje civile.
 
Për këtë arsye Basha në orën 19:00 do të mbledhë strukturat për të dhënë orientimet dhe porositë e fundit për organizimin e tubimit ditën e diel.
 
Në ballë të protestës dhe për organizimin e saj janë caktuar 10 deputetë nga PD mes tyre kryetari i grupit, Paloka, Cara, Boci, Noka dhe Vokshi.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk