Tubimi i Vetëvendosjes për "Ditën
 e Gruas", arrestohen 4 aktivistë

Tubimi i Vetëvendosjes për "Ditën<br /> e Gruas", arrestohen 4 aktivistë
Katër aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar sot nga policia e Kosovës, teksa merreshin me aktivitetet e planifikuara për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka njoftuar VV.
 
Aktivistët e ndaluar janë Zgjim Hyseni, Egzon Azemi, Arbër Morina dhe Lekë Isufi, ndrërsa VV ka bërë thirrje për lirimin e tyre.
 
Përmes një njoftimi për mediat, lëvizja Vetëvendosje e cilëson me motiv politik, ndalimin e aktivistëve. 

“Arsyet pse policia i ka arrestuar aktivistët, si zakonisht nuk janë bërë të ditura. Atyre nuk i është treguar asnjë fletarrest, dhe sipas traditës së shtetit policor, thjesht janë kidnapuar në një aksion të papritur ku janë angazhuar policë të uniformuar dhe policë civilë. Organizimi i këtij arrestimi në mes të një rruge kryesore të Prishtinës, në një orar tepër të frekuentuar prej këmbësorëve, tregon se sulmet policore të urdhëruara nga pushteti kriminal, kanë si synim edhe terrorizimin e qytetarëve. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, dhe dënimin e urdhërdhënësve e zbatuesve të këtyre veprimeve të përndjekjes politike”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot edhe një tubim në Prishtinë për të diskutuar sipas saj, lidhur me moszbatimin e qëllimshëm nga Qeveria e Kosovës të ligjit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. 

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri tha se përmes dhunës seksuale dhe shkatërrimit ekonomik, Serbia ka dashur që të lërë pasoja afatgjate në popullin tonë.
 
“Ajo që quhet ‘normalizim i marrëdhënieve’ e nganjëherë ‘pajtim’, nuk është mes popujve se s’janë të përfshirë fare, dhe as mes shteteve sepse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, por mes pushteteve, mes Vuçiqit, Mustafës e Thaçit”, tha Ymeri.

Krimet e dhunës seksuale ai tha se janë trajtuar në mënyrë të gabueshme dhe të dëmshme. "Ne si shoqëri e kemi trajtuar këtë problem në mënyrën më të keqe të mundshme, duke e injoruar, me një dimension maçoizmi, duke mos e pranuar se këto krime na kanë ndodhur. Pra, duke pohuar se edhe nëse kanë ndodhur, nuk na ka ndodhur ne, por grave e vajzave. Kjo nuk është e vërtetë: këto krime i kanë ndodhur popullit të Kosovës. Ky nuk është faj, por është krim. Kjo është nuk është arsye për turp, por për revoltë”, vijoi ai.

Redaksia Online
m.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni