TIRANË - Avokati Altin Goxhaj është në hetim në gjendje të lirë nga policia për shkak të një tubimi të mbajtur mbrëmjen e djeshme përpara kryeministrisë. Sipas policisë ky tubim nuk kishte lejen përkatëse nga policia e shtetit.

'Po nga këta specialistë u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. G., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, për të cilën nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi.', njofton policia.

Goxhaj së bashku me një grup aktivistësh mbajtën tubimin kundër idesë së shtetit bektashi dhe sipas tyre marrëveshjes së fshehtë Rama-Mitsotakis për vetëdeklarimin e minoritetit grek në Shqipëri.