Tudor-Vlahovic, ballë për ballë te Juventusi: Ti je një nga më të mirët në botë, provoje

Tudor-Vlahovic, ballë për ballë te Juventusi: Ti je një nga më të mirët në botë, provoje

Igor Tudor dhe Dusan Vlahovic

Epokë e re te Juventusi dhe ajo mban emrin e Igor Tudor. Trajneri i "Zonjës së Vjetër" prezantohet të enjte dhe drejtori sportiv Cristiano Giuntoli e ka kuptuar situatën, duke bërë bashkë trajnerin me lojtarët që sapo u kthyen nga grumbullimi me kombëtaret.

Një takim "kokë më kokë" me trajnerin e ri e pati edhe Dusan Vlahovic, serbi i Juves që në muajt e fundit nuk preferohej titullar nga ish-trajneri Thiago Motta. Sipas Tuttosport, gjatë takimit Tudor i përsëriti Vlahovicit se ai e konsideron atë 'një nga sulmuesit më të mirë në botë, por gjithashtu i kërkoi të jepte më shumë' për sa i përket karakterit dhe cilësisë për të bërë atë hap që do t'i lejonte të demonstronte vlerën e tij të plotë dhe të krahasohej me sulmuesit më të mëdhenj aktualisht.

Nga ana e tij, Vlahovic i konfirmoi trajnerit angazhimin e tij maksimal (të treguar tashmë me paraqitjen në fushë ditën e pushimit) dhe dëshirën e madhe për 'hakmarrje' pas periudhës së fundit të kaluar në stol.

Një krahasim i qartë dhe i afërt në të cilin Tudor do t'i kishte dhënë lojtarit edhe disa garanci të rëndësishme në nivelin tekniko-taktik, për pozicionin në fushë dhe për rolin drejtues në projektin e ri të Juventusit në këtë pjesë të fundit të sezonit. Të gjitha me objektivin e Champions League në horizont dhe premtimin e ndërsjelltë për të dhënë gjithçka për ta arritur atë.

Të shtunën në orën 18:00 Juventusi pret Genoan në Torino, me sfidën që vlen për raundin e 30-të në Serie A. Ndërkohë që Tudor pritet të hedhë në fushë një skemë 3-4-2-1.

Juventus - Genoa, formacionet e mundshme

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar