Deputeti socialist, Erjon Braçe, thumbon sërish kreun e FSHF, Armand Duka, pas vendimit të CAS-it për Skënderbeun. Braçe, tifoz i zjarrtë i Partizanit, është një prej kritikëve më të ashpër të Dukës, të cilin e akuzon se është përgjegjës për gjendjen ku ndodhet futbolli shqiptar mes pazareve dhe trukimeve.
Nëpërmjet një foto të postuar në “Instagram”, Braçe ka bërë ironi me mbrojtësin e Skënderbeut Tefik Osmani dhe kreun e FSHF, Armand Duka, duke shkruar në postimin e tij “Tufik Tofik”. Postimit deputeti i kishte bashkangjitur foto nga ceremonia e titullit kampion ku shfaqet portieri Orges Shehi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Komento