Tulipani shqiptar specie në rrezik! Qeveria shpall monument natyre zonën ku rritet në Kukës

Tulipani shqiptar specie në rrezik! Qeveria shpall monument natyre zonën ku rritet në Kukës

Zona ku rritet tulipani shqiptar

E gjithë zona në Kukës ku rritet tulipani që është specie në rrezik shpallet monument natyre. Këtë e bëri me dije ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro pas mbledhjes me Këshillin e Ministrave. Kumbaro u shpreh se tulipani shqiptar është në listën e kuqe ndaj kanë vendosur që ta mbrojnë.

“Në radhë të parë një specie e veçantë që bën pjesë në speciet e rrezikuara, tulipani shqiptar, i zbuluar si i tillë në vitin 2003. Shpallet në një lëndinë të caktuar ku rritet në bashkinë e Kukësit, monument natyre, që është shkalla më e lartë e mbrojtjes, rreth 35 ha në njësinë administrative të Surrojit në Kukës. Një zonë që merr këtë topologji mbrojtje. Kjo specia është në listën e kuqe ndërkombëtare që janë speciet më të rrezikuara, rritet vetëm në shqip dhe në atë zonë të Shqipërisë”, tha Kumbaro.

Zona kryesore ku rritet tulipani është në Kukës. Tulipani i Kukësit  është zbuluar në vitin 2003 në zonën e Kolsh-Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu Besnik Hallaçi. Deri atëherë njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani shqiptar me emrin shkencor “Tulipa Albanica” renditet i 114-ti. Në qarkun e Kukësit këto bimë endemike të rralla gjenden në malet e Gjalicës, në malet e Hekurave në Tropojë, në bregun e liqenit të Fierzës deri në Pashtrik të Hasit si dhe në Qafën e Luzhës në rrethin e Tropojës.

Kujtojmë se në janar të vitit 2021, tulipani shqiptar, një ekzemplar i rrallë i bimëve endemike dhe i certifikuar ndërkombëtarisht, mori statusin e mbrojtjes së veçantë. 

Vendimi i qeverisë për shpalljen e tulipanit shqiptar "monument natyror":

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10,të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen e habitatit të tulipanit shqiptar(Tulipaalbanica)“Monument natyror”,kategoria III e zonave të mbrojtura, sipas hartës në shtojcën 1, dhe kufirit të paraqitursipas tabelës së koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhen këtij vendimidhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Monumenti i natyrës ka një sipërfaqe 35.5 ha dhe zonë buferike 200 m rreth kufirit të zonës të mbrojtur, në të cilin zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes e njëjtë me rezervën strikte.

3. Zona e mbrojtur përfshin habitatin enjë lloji të rrallë e të kërcënuar me rëndësi e vlerë të veçantë shkencore dhe estetike, sipas aneksit nr.1, i cili përmban skedën e monumentit të natyrës.

4. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe organet përkatëse të vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 15/03/2023 17:29

    Qendroni korrekt dhe ju, nuk eshte Tulipani Shqiptar, por zyrtarisht njihet si TUlipani i Kukesit. apo nuk ju pelqen ju meqe eshte ne kukes

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 13/03/2023 20:05

    Mirela Kumbaro Furxhi si po shkon historia e perpunimit te mbetjeve ne Tirane, Elbasan dhe Fier? Po tek ajo pika e vockel ne Parkun e Butrintit filluan te ndertohen vilat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit