Tundimi i Trump, 15 miliardë Iranit për të arritur një marrëveshje të re

Tundimi i Trump, 15 miliardë Iranit për të arritur një marrëveshje të re

Sipas burimeve konfidenciale të Shtëpisë së Bardhë, të cituar nga Bloomberg, të hënën Donald Trump diskutoi me këshilltarët e ngushtë mundësinë e lehtësimit të sanksioneve kundër Iranit, përpara samitit të mundshëm me Presidentin iranian Hassan Rohani në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha që ai ishte dakord, ndërsa këshilltari i Shtëpisë së Bardhë John Bolton, (tashmë i larguar), avokati i "presionit maksimal" për të përkulur Republikën Islamike, e kundërshtoi dhe më pas u largua.

Mundësia tjetër e shqyrtuar në takim është ajo e bashkimit të qëndrimeve me planin francez për kredinë 15 miliard dollar për Teheranin. Në samitin e G7 në Biarritz Trump e kishte dhënë pëlqimin e tij për planin e Emmanuel Macron por duket se Bolton kishte ndalur gjithçka.

Në Izrael janë të bindur se "çdo gjë ka përfunduar ". Gjithashtu në Teheran janë të bindur se presidenti amerikan dëshiron në këtë një marrëveshje me çdo kusht, të cilën aim und ta ‘shpenzojë’ në fushatën zgjedhore.

Ministri i Jashtëm Jawad Zarif dhe Presidenti Rohani janë të gatshëm ta shfrytëzojnë këtë mundësi, kurse krahu konservator i udhëhequr nga Ali Larijani dhe Pasdaran është kundër. Udhëheqësi suprem Ali Khamenei është i pavendosur.

Iranianët shikojnë mbi të gjitha precedentin e Sirisë. Sekretari i Mbrojtjes James Mattis u shkarkua në dhjetor 2018 sepse nuk dëshironte tërheqjen e trupave amerikane. Pasardhësi i tij Patrick Shanahan pati të njëjtin fund në qershor, derisa, Mark Esper, I hapi rrugën hyrjen së trupat turke, një prelud i tërheqjes amerikane.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale