U bënë gati 22 vite që reperi legjendar është deklaruar i vdekur, por kohët fundit kanë dalë shumë teori konspirative, ku pretendojnë se Tupac Shakur është gjallë. Së fundmi një deklaratë të tillë ka bërë edhe djali i producentit të njohur Suge Knight.
Suge J. Knight deklaron se reperi ëhstë gjallë dhe ndodhet në Malajzi. Ka pasur shumë teori konspiracionesh në lidhje me vdekjen e Tupac Shakur në 22 vitet e fundit, me disa që pretendojnë se reperi legjendar është gjallë.
Postim i bërë nga Suge J. knight në Instagram
"Video e përditësuar nga Malajzia. Tupac është ende gjallë, ai kurrë nuk na la,”- shkruan Knight krahas një videoje që ka publikuar në Instagram ku shihet një person që i ngjan shumë Tupac, të veshur një xhaketë të kuqe dhe një kapuç të kuq. Sipas informacioneve zyrtare, Tupac Shakur u vra mbrëmjen e 7 shtatorit 1996.