Turi ballkanik, zyrtari amerikan Yee:
'Ndikim malinj'  i Rusisë në rajon

Turi ballkanik, zyrtari amerikan Yee:<br />'Ndikim malinj'  i Rusisë në rajon
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee  i cili sapo perfundoi turin e tij ballkanik paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Duke folur para një komisioni të Kongresit lidhur me gjendjen në Ballkan zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të rajonit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato.

Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike.Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.Yee shtoi para komisionit se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.

‘Megjithëse Ballkani nuk dominon më titujt e lajmeve ndërkombëtare si dikur, rajoni ende përballet me sfida të mëdha të cilat në se nuk adresohen, përbëjnë kërcënim për interesat amerikane në Evropë. Tensionet etnike në mbarë Ballkanin janë përsëri në rritje. Dhuna e fundit në Maqedoni nënvizon ashpërsinë e problemeve të saj politike. Ndërsa zvarritet përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, qëndrueshmëria në Ballkan do të mbetet e brishtë",nënvizoi Yee i cili me viziten e tij mesa duket pati ndikimin e tij që kriza politike në Shqipëri dhe Maqedoni të gjente dritën jeshilën.

"Edhe më alarmant është fakti se një numër i vogël i njerëzve që nuk largohen ose nuk kanë mundësi të largohen, janë gjithnjë e më shumë vunerabël ndaj ekstremizmit të dhunshëm. ISIS dhe grupe të tjera të dhunshme po arrijnë sukses për të gjetur mbështetje dhe luftëtarë nga Ballkani. Rusia nga ana tjetër, po përpiqet gjithnjë e më shumë të minojë përparimin në Ballkan. Nga përpjekja e guximshme për të minuar qeverinë në Pogdoricë tek një mbështetje më delikate për retorikën e ndarjes në Bosnje-Hercegovinë, Rusia kërkon të pengoj përparimin drejt anëtarësimit në Nato dhe BE, kudo që mundet" - shtoi  Hoyt Yee duke dëshmuar para një komisioni të Kongresit lidhur me gjendjen në Ballkan.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët