Turi i fundit si President, Obama
në Berlin: Vlerësojeni Merkelin

Turi i fundit si President, Obama<br />në Berlin: Vlerësojeni Merkelin
Kancelarja e Gjermanisë priti në Berlin në vizitën e lamtumirës presidentin e SHBA-së Barack Obama. Mysarifi e vlerësoi kancelaren: Merkel është një person i gatshëm të luftojë për vlerat e veta.

Në bisedimet e planifikuara për një orë e gjysmë janë në fokus ndër të tjera roli i SHBA-së nën presidentin e ardhshëm Donald Trump në përballimin e krizave ndërkombëtare si ajo e Sirisë.

Merkel dhe Obama kanë në axhendë, sipas të dhënave të qeverisë, edhe qendrimin ndaj presidentit rus Vladimir Putin si dhe krizën në Ukrainë dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Po ashtu temë janë edhe e ardhmja e marrëveshjes së diskutueshme të tregtisë mes BE-së dhe SHBA-së, TTIP, dhe politika për klimën.

Obama e vlerësoi kancelaren Angela Merkel si një shtyllë e rëndësishme në politikën ndërkombëtare. "Ajo ka kredibilitet të madh dhe është e gatshme të luftojë për vlerat e saj", tha Obama në një intervistë për televizionin publik ARD dhe revistën "Spiegel".

"Jam i gëzuar, që ajo është këtu dhe gjermanët duhet ta vlerësojnë atë. Unë sidoqoftë e vlerësoj atë si partnere", shtoi presidenti i SHBA-së. Në mënyrë të ngjasdhme është shprehur Obama edhe para takimeve të mëparshme me kancelaren. Gjatë takimit në prill në Hanover Obama tha për Merkelin, se është i gëzuar, që ajo do të vazhdojë të jetë kancelare edhe kur ai të mos jetë më president: "Bota do të përfitojë prej kësaj, prej pranisë së saj të qendrueshme dhe konseguente."

Para pak kohësh Obama deklaroi, se ajo është politikania, me të cilën ai gjatë viteve të kaluara "ndoshta ka bashkëpunuar më ngushtë".

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror