Turi i kandidatëve, Basha: Ndalni
politikën e varfërisë më 21 Qersho

Turi i kandidatëve, Basha: Ndalni<br />politikën e varfërisë më 21 Qersho
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandidatët për kryetarë Bashkie në Skrapar z.Hajredin Bakiasi, në Poliçan z. Florian Qama dhe në Patos Luan Mustafaj. Gjatë këtyre prezantimeve zoti Basha vuri theksin tek abuzimi dhe përvetësimi që mazhoranca po u bën taksave të shqiptarëve. Duke theksuar faktin se një në tre shqiptarë marrin borxh për të mbyllur muajin, ndërsa qeveria harxhon miliona euro për fasada.

Më 21 qershor, -tha Basha, -qytetarët me votën e tyre kanë mundësi ta ndalin politikën e varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të qeveritarëve.

Kryetari i PD vijon turin e prezantimit të kandidatëve në bashkitë e vendit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos