Turi për kreun e PD, Basha: I
vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia

Turi për kreun e PD, Basha: I<br />vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia
Lulzim Basha zhvilloi takime me demokratët e Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Krujës dhe Fushë-krujës, ku u ndal në analizën e zgjedhjeve, në përgjegjësitë që mban ai për rezultatin, dhe mësimet që duhen nxjerrë.

Basha theksoi se me 25 qershor triumfoi shitblerja e votës, dhe PD ishte e vetmja forcë politike që nuk u përlye në këtë krim.
 
“E nisëm këtë betejë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të lira nga droga, të lira nga krimi, të lira nga korrupsioni që i mori shpirtin shqiptarëve në çdo nivel. Milionat ishin derdhur tashmë.

Qindra mijëra votues ishin kapur jo prej një jave, por prej muajsh të tërë. Varfëria e tyre ishte blerë, integriteti i tyre ishte përdhosur. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në shitblerje votash është Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në joshje, shantazhe, terror dhe presion ndaj votuesve, është Partia Demokratike.

Në Kavajë u bashkuan të gjithë faktorët dhe për herë të parë pas tetë vjetësh, Partia Demokratike u rikthye forcë e parë politike në Kavajë, në një qytet ku sundonte banda e Ervin Roshit, një nga më famëkeqet, ku paratë u derdhën lumë nga një nga kapot e korrupsionit që është Arben Ahmetaj, duke paguar shuma marramendëse, deri në 100 mijë euro për 40 vota në Stan të Ri”, Tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se është i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij. Kush i kupton gabimet, tha ai, ka dhe vullnetin ti ndreqë. Duke i siguruar demokratet se e ka këtë vullnet të plotë, Basha theksoi se është në politikë me dëshiren dhe vullnetin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Ai garantoi demokratët se një nga objektivat e tij kryesore është fuqizimi i anëtarësisë për të vazhduar luftën për demokracinë në Shqipëri dhe për t’u khyer pushtetin qytetarëve duke jo një grushti politikanësh.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS