Hasani në Mal të Zi: Të forcojmë bashkëpunimin, ura në lumin Buna nxit zhvillimin për dy vendet! Prioritet ndërtimi i autostradës Adriatiko-Joniane

Hasani në Mal të Zi: Të forcojmë bashkëpunimin, ura në lumin Buna nxit zhvillimin për dy vendet! Prioritet ndërtimi i autostradës Adriatiko-Joniane

Igli Hasani

MAL I ZI- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka vijuar turin rajonal, ndërsa sot u prit në Mal të Zi nga homologu Filip Ivanović. Dy ministrat e vendosën fokusin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si edhe perspektivën për integrimin në Bashkimin Europian.

Në fokus të takimit kanë qenë edhe projektet infrastrukturore mes dy vendeve. Ministri Hasani u ndal te projekti për urën mbi lumin Bunë, duke theksuar se do nxisë zhvillimin për dy vendet, ndërsa prioritet mbetet ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane

“Një nga projektet më të rëndësishme, siç e përmëndi dhe ministri Ivanović është padyshim ndërtimi i urës mbi lumin Buna, një projekt që do të nxisë perspektivën e zhvillimit në të dy vendet tona dhe do t'i shërbejë integrimit rajonal dhe qarkullimit më të mirë të mallrave. Po tek infrastruktura, vendet tona mbeten të angazhuara për ndërtimin e Autostradës Adriatiko-Joniane, e cila duhet të mbetet një nga prioritetet tona strategjike, sepse lidh Europën Qendrore me bregdetin Adriatiko-Jonian duke sjellë kësisoj një transformim të perspektivës ekonomike të mbarë rajonit”, tha Hasani.

"Sot kemi folur për çështjet më të rëndësishme, si edhe perspektivën europiane dhe aleancës në NATO. Përmes këtyre fushave lidhen projektet dhe planet e përbashkëta, emëruesi i përbashkët i të cilave është devotshmëria e dy ministrave për të dhënë kontribut për marrëdhënie të forta biletarale dhe avancimin në rrugën drejt BE", tha Ivanović.

Dy ministrat thanë se është detyrim i përbashkët që të punojnë më shumë për të çuar përpara bashkëpunim rajonal. Në konferencën për mediat, Hasani gjithashtu tha se në fokus mbetet zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dytë të përbashkët të dy qeverive.

"Me kolegun Ivanoviç ne patëm mundësinë të bisedojmë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku pjesë thelbësore e diskutimit tonë ishte zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara së fundmi, në mbledhjen e dytë të përbashkët të dy qeverive. E kam fjalën këtu për marrëveshjet për hapjen e pikave të reja kufitare, rritjen e investimeve dhe projekteve në zonat ndërkufitare, me një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së këtyre zonave, të transportit rrugor, ujor e hekurudhor, me fokus përfshirjen në korridoret evropiane", u shpreh Hasani. 

Sa i takon integrimit europian, Ivanović tha se rajoni i sigurt është kusht për të ardhmen e Ballkanit në BE.

Mali i Zi është një nga vendet e rajonit që ka avancuar më shumë në proceset integruese në BE. Ne shpresojmë që qeveria malazeze do ta përshpejtojë akoma më shumë ritmin e reformave sepse avancimi i çdonjërit nga vendet tona në procesin e integrimit është një kontribut i vyer për mbarë rajonin”, tha Hasani.

“Si vende që ndajmë perspektivën europiane, kemi thënë se suksesi i një vendi është lajm i mirë për të gjithë. Rajoni i sigurt dhe stabël është kusht për të ardhmen tonë të përbashkët europiane”, u shpreh Ivanović.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
Hasani takohet me presidentin malazez Milatoviç: Diskutuam për intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve

1705607181_iglihasanijakovmilatovi.PNG

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani është pritur në Mal të Zi nga presidenti i vendit, Jakov Milatoviç si dhe zëvendës kryeministri Nik Gjeloshaj.

Hasani shkruan se ka pati shkëmbim mendimesh me Milatoviç sa i takon intensifikimit të dialogut politik dhe angazhimit të përbashkët për nxitjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon.

"Mirënjohje Presidentit Jakov Milatovic për pritjen e ngrohtë dhe miqësore. Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e mirë  mes dy  vendeve tona, duke theksuar intensifikimin e dialogut politik dhe angazhimin tonë të përbashkët për të nxitur paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit drejt rrugës sonë të përbashkët të integrimit në BE. Në takimin me Zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj u fokusuam në projektet e prekshme për infrastrukturën, energjinë, zonat kufitare, arsimin, kulturën dhe shkencën mes dy vendeve tona”- shkruan ministri i Jashtëm në rrjetin social ‘X’.

 

Ora 14:08
Ivanoviç: Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë perspektivën evropiane, e rëndësishme avancimi në të drejtat e pakicave në të dy vendet

 

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mbajtur një konferencë për mediat me homologun malazez, Filip Ivanovic në kuadër të turit rajonal.

Ivanovic tha gjatë fjalës së tij se vizita e Hasanit në Mal të Zi është një konfirmim i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe i afërsisë mes dy popujve.

Ai shtoi se një segment i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve është edhe avancimi i të drejtave të popujve me pakicë në të dyja vendet. Ivanovic u ndal gjithashtu edhe tek siguria në rajon.

“Vizita e kolegut Hasani është konfirmim i marrëdhënieve të mira ndërshtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, njëkohësisht është konfirmim i afërsisë së popujve të dy vendeve por edhe një impuls i shtuar për dialog politik në nivel të lartë.

Sot të flasim për çështje më të rëndësishme si edhe perspektivës së rëndësishme evropiane dhe aleancës së NATO-s, përmes këtyre fushave ndërlidhen interesat dhe planet, projektet e përbashkëta, emëruesi i përbashkët i të cilëve është devotshmëria e dy ministrive që të japim një kontribut për marrëdhënie të forta bilaterale, zhvillimit të shoqërive tona dhe avancimit drejt BE.

Përveç një bashkëpunimi në planin bilateral, ne bashkëpunojmë nëpërmjet plotësimit të obligimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.

Në bisedë nga kolegu nga Shqipëria, kam theksuar pjesëmarrje aktive në aleancë, kam folur për devotshmërinë e plotë në integrimin evropian dhe vendosshmërinë tonë në këtë drejtim të shfrytëzojmë pozitën tonë të prijësit në këtë proces dhe të bëjmë një hap drejt hyrjes në union, si vende që ndajnë perspektivën evropiane, kemi thënë se suksesi i një vendi është një lajm i mirë për të gjithë të tjerët.

Sot kemi folur për bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë e ruajtjes së sigurisë dhe marrëdhënieve ndërfqinjësore. Rajoni stabil është parakusht për prosperitetin e mëtejshëm për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Prandaj është e rëndësishme që në bashkëpunimin e mëtejshëm, qasemi duke udhëhequr vizionin drejt BE-së dhe marrëdhënieve fqinjësore të mira.

Jemi dakorduar që një segment i rëndësishëm i marrëdhënieve tona është avancimi i të drejtave të popujve pakicë në territorin e vendeve tona. Kemi folur edhe se si do ta avancojmë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona. “, theksoi mes të tjerash ministri malazez.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)