Turistë nga Belgjika vizitojnë Parkun Kombëtar të Divjakës

Parku Kombëtar i Divjakës edhe në këtë periudhë të ftohtë dimërore, mbetet një atraksion turistik për bukurinë natyrore dhe biodiversitetin që ofron.
Çdo ditë ka vizitorë vendas dhe të huaj që vijnë të sodisin shpendët e shumtë që popullojnë Lagunën e këtij parku.

Vizitorët e fundit ishin ditën e djeshme dhe vinin nga Belgjika.

Në bashkëbisedim me Drejtorin e Parkut Ardian Koçi, ata u shprehën se kishin lexuar për këtë park dhe për shumëllojshmërinë e shpendëve që shumohen aty.
”Kurioziteti na shtyu të vinim në Shqipëri dhe nuk mund të largoheshim prej saj pa vizituar Parkun Kombëtarë të Divjakës”, u shprehën ata pas përfundimit të vizitës.
Por nga administrata e këtij Parku njoftohet se gjuetar të paligjshëm tentojnë të futen në të dhe të dëmtojnë faunën e rrallë.

Rojet e Parkut , të ndihmuar edhe nga policia e shtetit, bënë shoqërimin e dy shtetasve nga Sulzotaj që u kapën duke bërë gjueti të paligjëshme në Park.
Keqbërësve iu sekuestruan armët e gjahut dhe u gjobitën me 100 000 lek, si dhe u dërguan për ndjekje penale, njofton për ATSH-në, Drejtori i Parkut Ardian Koçi./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0