Ndërthurja e lagunës, pyllit me pisha dhe detit e bëjnë Divjakën një ndër pikat më të frekuentuara turistike.

Së fundmi në dispozicion të vizitoreve është vendosur një autobus elektrik për të lëvizur brenda pyllit. Një grup turistësh nga Kansasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësojnë infrastrukturën. 

"Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe po më pëlqen shumë parku i Divjakës. Atje ku jetoj unë është si shkretëtirë, ndaj këtu jam mahnitur me detin, pyllin gjithë natyrën. Me autobusin elektrik zhvilluan një udhëtim të këndshëm me grupin", tha turisti amerikan.

Qendra e vizitorëve, kulla 360 grade, flota e varkave, shtigjet brenda pyllit janë atraksionet kryesore të parkut.  Numri i vizitoreve vendas e te huaj është rritur ndjeshëm këto ditë të nxehta korriku në parkun kombëtar Divjake- Karavasta.