‘‘Turistë’ zbulues sulmojnë si terroristë ushtarët”, Berisha reagon për ngjarjen në uzinën e Armëve në Gramsh: Të rikthehet regjimi i vizave me Rusinë

‘‘Turistë’ zbulues sulmojnë si terroristë ushtarët”, Berisha reagon për ngjarjen në uzinën e Armëve në Gramsh: Të rikthehet regjimi i vizave me Rusinë

1660903933_berisha.JPG

Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Gramsh, ku një shtetas rus sulmoi me sprajt kimik ushtarët në Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi tentoi, bashkë me dy të tjerë që të futen brenda perimetrit të Uzinës, por ndeshën në rezistencën e rojeve ushtarake.

Në reagimin e ndarë nga Berisha në rrjetet sociale, shtetasit rus cilësohen si ‘turistë’ zbulues të cilët si terroristë sulmuan ushtarët e uzinës. Berisha përsërit sërish që t’u ndalohet menjëherë hyjra në territorin e Shqipërisë turistëve rusë dhe të rivendoset regjimi i vizave me Federatën Ruse.

Postimi i Berishës

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:

‘Turistë’ zbulues rus sulmojnë si terrorist ushtarët në uzinën ushtarake të Gramshit.

Të dashur miq, Ministria e Mbrojtjes njofton se “Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”

Mediat njoftojnë se rusët, në fakt agjentë zbulues, pasi kanë bërë dje gjatë ditës rikonjicion, janë futur sot pa vështirësi në mjediset e Uzinës ushtarake të Gramshit. Ushtarët roje të Uzinës kanë tentuar ndalimin e tyre, por rusët i kanë sulmuar me lëndë kimike djegës të natyrës së paqartë dy ushtarët roje dhe kanë krijuar plagë djegije.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt agresioni terrorist të zbuluesve rus ndaj rojeve të Uzinës Ushtarake të Gramshit, veprimtarinë e tyre subversive ndaj vendit tonë.

Partia Demokratike dënon edhe vlerësimin si incident nga Ministria e Mbrojtjes të këtij akti të mirëfilltë agresiv ndaj jetës së ushtarakëve tanë në detyrë dhe sovranitetit të vendit tonë.

Partia Demokratike ka dënuar me parë heqjen e vizave dhe pranimin në këtë kohë lufte të turistëve rus nga Edi Rama dhe qeveria e tij dhe sot kërkon rivendosjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe ndalimin e menjëhershëm të hyrjes në Shqipëri të turistëve nga Rusia.


Lajmi kryesor:

Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, Rama: Krenari për rojet! Edhe në këtë ngjarje të trishtë, gjelat laramanë ia marrin avazit majë plehut! Berisha: 'Turistë' që sulmojnë si terroristë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë