PËRMET- Pushimet për një turiste gjermane nuk kanë shkuar ashtu siç duhet. Ajo kishte shkuar në këmbë për të eksploruar zonën e quajtur "Kanioni i Langaricës", në Përmet. Mirëpo, u rrëzua dhe për pasojë u dëmtua në këmbë.
Në ndihmë të saj kanë shkuar efektivët e Policisë dhe shërbimi i Urgjencës, të cilët siç mund të shikohet edhe në pamjet e shpërndara, ajo është nxjerrë me barelë duke e dërguar në spital, ku fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Përmet/Punonjësit e Policisë, angazhim dhe përkushtim për t’u ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në rast nevoje.
Më datë 13.09.2022, rreth orës 11:00, në sallën operative Përmet ka ardhur një telefonatë se një turiste gjermane, duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur "Kanioni i Langaricës", në Përmet, ishte rrëzuar dhe për pasojë ishte dëmtuar në këmbë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur në drejtim të zonës ku ndodhej turistja gjermane. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimin e Urgjencës Përmet, kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistes, në Kanionin e Langaricës. Punonjësit e Policisë, së bashku me shërbimin e Urgjencës, e kanë nxjerrë nga kanioni dhe më pas e kanë transportuar për në spitalin e Përmetit, shtetasen gjermane, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3439
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë
23 Dhjetor, 17:38
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor, 10:34
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor, 16:59
-
Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulën e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët
21 Dhjetor, 15:40
-
Gjirokastër/ Makina del nga rruga te 'Ura e Kardhiqit', vdes drejtuesi 62-vjeçar
20 Dhjetor, 08:02
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor, 10:58
-
‘Aperitivo italiano’, jazz & soul në Gjirokastër! Koncert me këngët më të bukura të muzikës italiane
16 Dhjetor, 14:52
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor, 08:14
-
‘Djali i kryebashkiakut Poliçan tenderë pa konkurrencë’, PD: Bashkitë Përmet, Dimal tender dhuratë djalit të ‘kolegut’
14 Dhjetor, 21:21